Ciao Berto

Showroomi i parë në Republikën e Kosovës.

Mënyrë e re e shitjes dhe prezantimit të produkteve.


Historiku i kompanisë

Krijimi i hapësirave të cilat bëjnë shfaqjen adekuate të produkteve len të kuptohet një seriozitet i lartë te kompanisë. Tregimi i kompanisë sonë fillon mbi bazën e resurseve të reja punuese, jemi të interesuar të ofrojmë klientëve tanë komoditetin për përzgjedhjen sa më të mirë të produkteve. Si kontraktorë të shumë kompanive ndërkombëtare dhe me produktet e shumta që ne do ofrojmë si kompani do krijojmë mundësinë e zgjedhjes më të mirë që ju duhet për shtëpinë tuaj. Synojmë që të jemi të inkorporuar në tregun ndërkombëtar të mobiljeve, duke marrë pjesë në panaire të ndryshme ndërkombëtare. Pasi që kemi krijuar efikasitetin e punës sonë garantojmë në cilësinë e punës dhe produkteve tona, kjo është si rezultat i një pune të gjatë prej 20 vitesh.

Kompania Ciao Berto është krijuar nga z. Ejup Krasniqi, në vitet e 90ta. Sot si biznes familjarë, bordi udhëhiqet nga Bekim Krasniqi, Bashkim Krasniqi dhe Blerim Krasniqi. Përvoja dhe puna kreative përgjatë viteve ka krijuar një kulturë në organizimin e hapsirave funskionale. Strategjia e kompanisë, bazohet në krijmin e fushave të reja punuese, e cila për bazë ka trendet e fundit të dizajnit. Më 1994 fillon punën kompania Ciao Berto, ndësa në vitin 1999 hapet salloni i parë i kësaj kompanie në Vushtrri. Më 2002 fabrika zgjërohet me sipërfaqe 1,500 m2, dhe fillon bashkëpunimin me kompaninë Holzer, e cila është kompani për prodhimin e makinerive punuese të mobiljeve me teknologjinë e fundit. Më 2013 Berto L.T.D, ka filluar punimet për hapjen e showroom-it, për prezantimin e produkteve të Ciao Berto-s, dhe distributorëve

Ekipi ynë udhëheqës

Ejup

Krasniqi

CEO i Kompanisë

Bekim Krasniqi

Drejtor i Prodhimit

Bashkim Krasniqi

Drejtor i Shitjes

Blerim Krasniqi

Drejtor i Operativës & Logjistikë