Ph: +377 44 196 196

Ph: +386 49 999 908

Lajme

Magnflex
We Produce Happiness

14 DHJETOR 2015 Slogani me të cilin tashmë Ciao Berto i ka dhënë tjetër dimension showroom-eve në vendin tonë e më gjerë. Me një traditë mbi 20 vjeçare në industrinë e drurit Ciao Berto tashmë i ka hapur dyert e një ambienti super luksoz që është një risi në industrinë e së bukurës, dizajnit, pasionit e kualitetit. Në showroom-in e porsa hapur ishin të pranishëm personalitete të ndryshme nga jeta publike, ndërsa nuk munguan as të ftuar special nga Italia, Katari, Abu Dabi dhe nga mbarë rajoni. Në fjalën e saj ministrja e zhvillimit zonja Hykmete Bajrami potencoj se përulet para një investimi të tillë që i jep një tjetër dimension zhvillimit të vendit. Kjo çka unë pashë sot dëshmon më së miri se Kosova është e gatshme për tregun evropian e më gjerë. Duke folur për këtë investim, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës z. Safet Gërxhaliu potencoj se “Në këto ditë të vështira në të cilat po kalon Kosova janë lajmet sikurse ky investim që ka bërë Ciao Berto ato që i duhen Kosovës. Zakonisht pasi të përmbyllet fjalimi im është e pritshme edhe duartrokitja juaj mirëpo në këtë moment unë do të doja që atë duartrokitje t’ia dedikoni kompanisë Ciao Berto dhe familjes Krasniqi që ka bërë një investim të tillë, duke punësuar mbi 180 punëtorë vetëm në këtë sallon mbi 45 punëtor”. Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Vushtrrisë z. Bajram Mulaku i cili theksoj se është i kënaqur që Vushtrria tashmë njihet në mbarë Kosovën për mjeshtërit e drurit dhe se kjo industri tashmë ka kaluar në një tjetër stad, siç edhe po shihet këtu në showroom-in e Ciao Bertos. Duke folur në emër të kompanisë Ciao Berto, Bashkim Krasniqi pasi përshëndeti dhe falenderoj të pranishmit për prezencën theksoi se Ciao Berto tashmë si lider në industrinë e drurit është duke eksportuar orendi por edhe dyer e dritare në vende të ndryshme të Evropës dhe në botë. Showroom-i i Ciao Bertos është një vend që përmbush të gjitha standardet botërore të ekspozimit ndërsa përpos prodhimeve të Ciao Bertos mund të gjeni edhe dhjetëra brende botërore në mesin e tyre Magniflex, Nicoletti, Aldora, Dalas, Karaca Home, TON, The Rug Republic, IMIX. Showroomi i Ciao Bertos ndodhet në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, në Shkabaj.


Magnflex
Hapja e Showroom-it

1 DHJETOR 2015 Ftoheni t’i bashkangjiteni hapjes solemne të showroom-it më inovativ në rajon. Me rastin e hapjes së këtij showroomi do jetë një koktej rasti me mysafir special. Pas datës 12.12.2015 jeni të ftuar ta vizitoni showroomin e parë me standarde ndërkombëtare në vend.


Magnflex
Ciao Berto

5 SHKURT 2015 Showroomi i parë në Republikën e Kosovës, mënyrë e re e shitjes dhe prezantimit të produkteve përmes krijimit të hapësirave që mundësojnë ekspozimin e produkteve. Tregimi i kompanisë sonë fillon mbi bazën e resurseve të reja punuese. Jemi të interesuar që t’i ofrojmë klientëve tanë komoditetin për përzgjedhje sa më të mirë të produkteve.Përveq prodhimeve tona, jemi kontraktorë të shumë kompanive ndërkombëtare, duke sjellë eksperiencën e tyre shumë vjeçare në treg. Efikasiteti i kompanisë është si rezultat i një pune të gjatë prej 20 vitesh duke garantuar në cilësinë e punës dhe produkteve tona. Synojmë që të jemi të inkorporuar në tregun ndërkombëtar të mobiljeve.


Magnflex
Struktura e kompanisë

Berto L.T.D ka krijuar strukturën e vet punuese duke krijuar departamente të posaçme për fushat ndërlidhëse të kompanisë. Sektori i prodhimit me një kapacitet prodhues me mbi 200 punëtorë ka krijuar prej vitesh model të punës me pasion. Departamenti i dizajnit është një prej pjesëve krijuese në të cilën zhvillohen koncepte dhe modele të reja në aspektin kreativ.Departamenti i marketingut mbikëqyr procesin e lansimit të produkteve të reja dhe komunikon vlerën e produkteve te konsumatorët. Departamenti i financave koordinon zbatimin me kohë të detyrimeve financiare si dhe siguron rrjedhën e informatave të duhura. Departamenti i Burimeve Njerëzore përkrah nevojat aktuale dhe të ardhshme të biznesit përmes zhvillimit, angazhimit, motivimit dhe mbajtjes së kapitalit njerëzor.


Magnflex
Rregullat e kompanisë

5 SHKURT 2015 Mënyra e krijimtarisë është rezultat i traditës që kemi në përpunimin e drurit. Duke respektuar pasionin për punime estetike, kemi krijuar një koncept të punës në të mirë të blerësve. Jemi kompani që klientëve tanë për shumë vite ju kemi dhënë respektin e duhur në aspektin profesional dhe të shërbimit. Mënyra e shitjes në kompaninë tonë i përshtatet ekonomisë së vendit, duke krijuar kushtet e përshtatshme për përvetësim të produkteve tona në shtëpitë tuaja.


<