Prekni enter për të kërkuar ose ESC për ta mbyllur
Historiku i kompanisë

Krijimi i hapësirave të cilat bëjnë shfaqjen adekuate të produkteve len të kuptohet një seriozitet i lartë te kompanisë. Tregimi i kompanisë sonë fillon mbi bazën e resurseve të reja punuese, jemi të interesuar të ofrojmë klientëve tanë komoditetin për përzgjedhjen sa më të mirë të produkteve. Si kontraktorë të shumë kompanive ndërkombëtare dhe me produktet e shumta që ne do ofrojmë si kompani do krijojmë mundësinë e zgjedhjes më të mirë që ju duhet për shtëpinë tuaj. Synojmë që të jemi të inkorporuar në tregun ndërkombëtar të mobiljeve, duke marrë pjesë në panaire të ndryshme ndërkombëtare. Pasi që kemi krijuar efikasitetin e punës sonë garantojmë në cilësinë e punës dhe produkteve tona, kjo është si rezultat i një pune të gjatë prej 20 vitesh.

Kompania Ciao Berto është krijuar nga z. Ejup Krasniqi, në vitet e 90ta. Sot si biznes familjarë, bordi udhëhiqet nga Bekim Krasniqi, Bashkim Krasniqi dhe Blerim Krasniqi. Përvoja dhe puna kreative përgjatë viteve ka krijuar një kulturë në organizimin e hapsirave funskionale. Strategjia e kompanisë, bazohet në krijmin e fushave të reja punuese, e cila për bazë ka trendet e fundit të dizajnit. Më 1994 fillon punën kompania Ciao Berto, ndësa në vitin 1999 hapet salloni i parë i kësaj kompanie në Vushtrri. Më 2002 fabrika zgjërohet me sipërfaqe 1,500 m2, dhe fillon bashkëpunimin me kompaninë Holzer, e cila është kompani për prodhimin e makinerive punuese të mobiljeve me teknologjinë e fundit. Më 2013 Berto L.T.D, ka filluar punimet për hapjen e showroom-it, për prezantimin e produkteve të Ciao Berto-s, dhe distributorëve

Përparësitë tona

Duke qenë se klienti është në qendër të vëmendjes, përkushtimi ynë për të arritur synimet tona nuk ka të ndalur.

  • Investimi në proceset e brendshme të prodhimit
  • Ruajtja e nivelit të lartë të integritetit në marrëdhëniet me partnerët dhe bashkëpunëtorët
  • Dizajn individual në bazë të shijës suaj
  • Staf profesional për servisim
  • Tejkalimi i pritjeve të klientëve
  • Aplikimi i teknologjive të reja dhe praktikave më të mira të punës
  • Krijimi i kushteve për një kosto më të përshtatshme për klientë
  • Sigurimi i një mjedisi të këndshëm dhe të kualifikuar, që inkurajon punonjësit tanë të jenë produktiv
Fabrika në Miloshevë
gallery
gallery
gallery
gallery
gallery
gallery
gallery
gallery
gallery
Lokacioni

km 9, Prishtina - Mitrovica

Milosevo 

The Republic of Kosovo

SHOWROOM-I NË PRISHTINË Lokacioni

Km 2, Prishtina - Mitrovica

10000 Prishtina

Republic of Kosovo

Partnerët
Partnerët

Brend Italian i prodhimit të dyshekëve me cilësi të lartë. Prej shumë vitesh pasion ndaj punës së lartë Magniflex ka treguar përkushtim në krijimin e dyshekëve më të mirë për gjumë të rehatshëm. Për më shumë klikoni logon e partnerit.

Partnerët

Prodhues Italian i mobiljeve për zyrë. Cilësia e produkteve italiane në zyrë tregon një finesë dhe elegancë. Përzgjedhja më e mirë e mobiljeve për zyren tuaj vjen nga IMIX.

Partnerët

The Rug Republic prodhues i tepihëve. Cilësia e prodhuesve të tepihëve nga India ka një traditë mijëvjeçare, tani këto lloje të tepihëve mund t’i gjeni tek ne si përfaqësues të kësaj kompanie.

Partnerët

Prodhues Çek i karrigëve cilësore dhe bashkpunëtorë i afërt i Ciao Bertos. Si prodhues me një eksperiencë që nga 1861, dëshirojmë që eksperiencën dhe përvojën e tyre ta sjellim me anë të produkteve atraktive.