Prekni enter për të kërkuar ose ESC për ta mbyllur
image
image
image
image
image
image
image
image
Abonohu

Lidhuni me ne për ofertat dhe zbritjet tona!

@ciao_berto
Video icon
Historiku i kompanisë

Krijimi i hapësirave të cilat bëjnë shfaqjen adekuate të produkteve len të kuptohet një seriozitet i lartë te kompanisë. Tregimi i kompanisë sonë fillon mbi bazën e resurseve të reja punuese, jemi të interesuar të ofrojmë klientëve tanë komoditetin për përzgjedhjen sa më të mirë të produkteve. Si kontraktorë të shumë kompanive ndërkombëtare dhe me produktet e shumta që ne do ofrojmë si kompani do krijojmë mundësinë e zgjedhjes më të mirë që ju duhet për shtëpinë tuaj. Synojmë që të jemi të inkorporuar në tregun ndërkombëtar të mobiljeve, duke marrë pjesë në panaire të ndryshme ndërkombëtare. Pasi që kemi krijuar efikasitetin e punës sonë garantojmë në cilësinë e punës dhe produkteve tona, kjo është si rezultat i një pune të gjatë prej 20 vitesh.

Kompania Ciao Berto është krijuar nga z. Ejup Krasniqi, në vitet e 90ta. Sot si biznes familjarë, bordi udhëhiqet nga Bekim Krasniqi, Bashkim Krasniqi dhe Blerim Krasniqi. Përvoja dhe puna kreative përgjatë viteve ka krijuar një kulturë në organizimin e hapsirave funskionale. Strategjia e kompanisë, bazohet në krijmin e fushave të reja punuese, e cila për bazë ka trendet e fundit të dizajnit. Më 1994 fillon punën kompania Ciao Berto, ndësa në vitin 1999 hapet salloni i parë i kësaj kompanie në Vushtrri. Më 2002 fabrika zgjërohet me sipërfaqe 1,500 m2, dhe fillon bashkëpunimin me kompaninë Holzer, e cila është kompani për prodhimin e makinerive punuese të mobiljeve me teknologjinë e fundit. Më 2013 Berto L.T.D, ka filluar punimet për hapjen e showroom-it, për prezantimin e produkteve të Ciao Berto-s, dhe distributorëve

Përparësitë tona

Duke qenë se klienti është në qendër të vëmendjes, përkushtimi ynë për të arritur synimet tona nuk ka të ndalur.

  • Investimi në proceset e brendshme të prodhimit
  • Ruajtja e nivelit të lartë të integritetit në marrëdhëniet me partnerët dhe bashkëpunëtorët
  • Dizajn individual në bazë të shijës suaj
  • Staf profesional për servisim
  • Tejkalimi i pritjeve të klientëve
  • Aplikimi i teknologjive të reja dhe praktikave më të mira të punës
  • Krijimi i kushteve për një kosto më të përshtatshme për klientë
  • Sigurimi i një mjedisi të këndshëm dhe të kualifikuar, që inkurajon punonjësit tanë të jenë produktiv