Prekni enter për të kërkuar ose ESC për ta mbyllur

Ne Prodhojmë Lumturi

shtator 2018

Ne Prodhojmë Lumturi

Slogani me të cilin tashmë Ciao Berto i ka dhënë tjetër dimension showroom-eve në vendin tonë e më gjerë. Me një traditë mbi 20 vjeçare në industrinë e drurit Ciao Berto tashmë i ka hapur dyert e një ambienti super luksoz që është një risi në industrinë e së bukurës, dizajnit, pasionit e kualitetit. Në showroom-in e porsa hapur ishin të pranishëm personalitete të ndryshme nga jeta publike, ndërsa nuk munguan as të ftuar special nga Italia, Katari, Abu Dabi dhe nga mbarë rajoni. Në fjalën e saj ministrja e zhvillimit zonja Hykmete Bajrami potencoj se përulet para një investimi të tillë që i jep një tjetër dimension zhvillimit të vendit. Kjo çka unë pashë sot dëshmon më së miri se Kosova është e gatshme për tregun evropian e më gjerë. Duke folur për këtë investim, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës z. Safet Gërxhaliu potencoj se “Në këto ditë të vështira në të cilat po kalon Kosova janë lajmet sikurse ky investim që ka bërë Ciao Berto ato që i duhen Kosovës. Zakonisht pasi të përmbyllet fjalimi im është e pritshme edhe duartrokitja juaj mirëpo në këtë moment unë do të doja që atë duartrokitje t’ia dedikoni kompanisë Ciao Berto dhe familjes Krasniqi që ka bërë një investim të tillë, duke punësuar mbi 180 punëtorë vetëm në këtë sallon mbi 45 punëtor”. Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Vushtrrisë z. Bajram Mulaku i cili theksoj se është i kënaqur që Vushtrria tashmë njihet në mbarë Kosovën për mjeshtërit e drurit dhe se kjo industri tashmë ka kaluar në një tjetër stad, siç edhe po shihet këtu në showroom-in e Ciao Bertos. Duke folur në emër të kompanisë Ciao Berto, Bashkim Krasniqi pasi përshëndeti dhe falenderoj të pranishmit për prezencën theksoi se Ciao Berto tashmë si lider në industrinë e drurit është duke eksportuar orendi por edhe dyer e dritare në vende të ndryshme të Evropës dhe në botë. Showroom-i i Ciao Bertos është një vend që përmbush të gjitha standardet botërore të ekspozimit ndërsa përpos prodhimeve të Ciao Bertos mund të gjeni edhe dhjetëra brende botërore në mesin e tyre Magniflex, Nicoletti, Aldora, Dalas, Karaca Home, TON, The Rug Republic, IMIX. Showroomi i Ciao Bertos ndodhet në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, në Shkabaj.

blog
Ne Prodhojmë Lumturi